Home ShowBiz Iu nënshtrua ...

Iu nënshtrua operacionit në tru, përmirësohet gjendja e deputetes shqiptare

145
0

Gjendja shëndetësore e aktores dhe deputetes shqiptare Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë, pas ndërhyrjes në kokë për të hequr tumorin i cili iu rikthye pas nëntë vjetësh.

Lajmin e ka konfirmuar mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi, e cila tha për Klankosova.tv, se nesër ose pasnesër ajo do të dalë nga spitali.

Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha Gentiana.

Matoshi njoftoi disa ditë më parë se do t’i nënshtrohej një operacioni.

“…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, shkroi deputetja në rrjetet sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit