Home Sporti Ivan Balliu, ...

Ivan Balliu, një katalanas që luan me Shqipërinë

123
0

Ivan Balliu ka lindur në qytetin Girona të Caldes de Malavella në ditën e parë të vitit 1992 dhe debutoi me kombëtaren shqiptare në vitin 2017. Tashmë është pjesë e ekipit të Rayo Vallecanos, ndërkohë që është formuar dhe rritur në akademinë e Barcelonës. Federata shqiptare bëri gjithçka për ta pasur në ekip dhe për ta pajisur me pasaportë. Është interesant fakti që më shumë sesa 4000 qytetarë në Shqipëri kanë mbiemrin Balliu.

“Kam marrë shumë mesazhe nga fansat në Shqipëri përpara disa vitesh dhe nuk e kuptoja arsyen”, shpjegon Balliu për “Sport.es”. FSHF nisi kontaktet me Ivanin kur ishte duke luajtur me Metzin. Babai dhe gjyshi i tij u bën shkak që ai më pas të pranonte që të luante me ngjyrat kuqezi. Në fakt Balliu nuk kishte shkelur në tokën shqiptare deri në ditën që u grumbullua.

“Përshtatja nuk ishte aspak e lehtë. Kam fatin që flisja anglisht dhe frëngjisht. Shumë futbollistë të Shqipërisë luajnë në Serinë A dhe për gjuhën nuk pati asnjë problem”, shpjegon mbrojtësi. Te Shqipëria luan me Rei Manajn, i cili në verë zgjodhi që të largohej nga Barcelona për t’iu bashkuar Spezias. Ivan Balliu debutoi zyrtarisht kundër Spanjës. Bëhet fjalë për tetorin e vitit 2017 ku “La Roja” fitoi 3-0.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit