Home Bota Izraeli paral...

Izraeli paralajmëron me fletushka palestinezët në Gaza që të evakuohen nga jugu

53
0

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë hedhur fletushka në lagjen Sabrah të qytetit të Gazës që paralajmërojnë urgjentisht banorët të evakuohen në jug ose të përballen me mundësinë e konsiderimit “një partner i organizatës terroriste”, sipas një përkthimi të CNN.

Fletushka lexon në arabisht:

Paralajmërim urgjent!
Për banorët e Rripit të Gazës
Prania juaj në veri të Wadi Gazës e vë jetën tuaj në rrezik
Kushdo që zgjedh të mos evakuohet nga veriu i brezit në jug të Wadi Gazës mund të konsiderohet si partner i organizatës terroriste.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit
IDF-ja konfirmoi se i kishte hedhur fletushkat në një deklaratë, duke shtuar se nuk kishte “asnjë qëllim që ata që nuk janë evakuuar nga zona e prekur e luftimeve të konsiderohen si anëtarë të grupit terrorist”.

IDF “i trajton civilët si të tillë dhe nuk i vë në shënjestër”, thuhet në deklaratë.

IDF i tha CNN se përkthimi i fletushka nga arabishtja që “është përhapur në internet” ishte i pasaktë, por nuk dha hollësi.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se urdhri izraelit për të evakuuar të gjithë popullsinë e Gazës veriore, që është afërsisht 1.1 milion njerëz, është “i pamundur” pa shkaktuar pasoja të mëdha humanitare.

Aktualisht ka 2.2 milionë njerëz në Gaza.

IDF tha se ata vazhdojnë t’u bëjnë thirrje banorëve në Gazën veriore që të evakuohen “për sigurinë e tyre”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit