Home ShowBiz Ja çfarë i pr...

Ja çfarë i pret 12 shenjat e horoskopit këtë javë

1261
0

Astrologia më e famshme, Meri Shehu e ftuar te “Rudina”, thotë se këtë javë do zbulohen shumë të fshehta e intriga. “Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për faktin se kemi hënën e plotë të muajit në Akrep, e cila lidhet me Plutonin shumë fuqishëm, që nxjerr në sipërfaqe gjëra të reja që nuk dimë. Plus dhe Dielli sapo është futur në Dem. Bën një katërkëndësh me Plutonin në Ujor dhe përsëri është një javë që do zbulohen shumë të fshehta dhe intriga. Në fund të javës Mërkuri nga i kundërt kthehet i drejtë dhe ky është një lajm që duhet ta kemi parasysh, që është në Dash”.

Ashtu siç paralajmëroi edhe të hënën e shkuar, astrologia tha se java që lamë pas, por edhe kjo e hënë shënojnë ditët më të rëndësishme të vitit.

“Ishte nga javët dhe vazhdon të jetë edhe sot, nga ditët më të rëndësishme të vitit, sepse siç e thamë, Jupiteri, planeti i fatit dhe Urani janë takuar në Dem. Tani për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të demëve, akrepëve, ujorëve dhe luanëve, do të ketë ndryshime të papritura të fatit, që mundësisht janë me rezultate pozitive. Por ky efekt do ndjehet tek shumë persona, te të gjithë pothuajse dhe janë ndryshime të mëdha që sjell fati në jetën në tonë, përreth një periudhe 14-vjeçare. Do japë nuancat, jo se kjo ditë vendos”.

Meri Shehu zbuloi edhe yjet për secilën shenjë për këtë javë. Dashi vlerësohet me 3 yje, Demi me 2 yje, Binjakët me 2 yje, Gaforrja me 3 yje, Luani me 4 yje, Virgjëresha me 4 yje, Peshorja me 3 yje, Akrepi me 5 yje, Shigjetari me 3 yje, Bricjapi me 3 yje, Ujori me 5 yje, Peshqit me 3 yje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit