Home ShendetI Ja pse nuk mu...

Ja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës

119
0

Një studim i sofistikuar tribologjik, ka zbuluar se çfarë e bën çokollatën kaq të parezistueshme. Ekipi kërkimor britanik ka përcaktuar se kënaqësia e parezistueshme e çokollatës është e lidhur ngushtë me mënyrën se si ajo shkrihet në gojë.

Shija e kakaos padyshim luan rolin e saj shumë të rëndësishëm, por në realitet, ajo që përmirëson ndjeshëm kënaqësinë e çokollatës lidhet me mënyrën se si ajo shkrihet në gojë, ose më mirë, me shndërrimin e saj në një emulsion që mbështjell gjuhën dhe qiellzën me një shtresë delikate të yndyrës.

Kënaqësia qëndron pikërisht në këtë shtresë mbështjellëse yndyre, e ndjekur nga lëshimi i grimcave të kakaos, sipas shkencëtarëve mund të jetë e mundur të hartohen çokollata po aq të shijshme, por duke reduktuar përmbajtjen e yndyrës. Sipas autorëve të studimit, është shtresa fillestare që mbështjell gjuhën që e bën çokollatën kaq të parezistueshme.

“Nëse një çokollatë ka 5% ose 50% yndyrë, ajo përsëri do të formojë një emulsion në gojën tuaj dhe kjo do t’ju japë ndjesinë e çokollatës. Megjithatë, është pozicioni i yndyrës në përbërjen e çokollatës që ka rëndësi në çdo fazë të lubrifikimit dhe që është studiuar rrallë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit