Home Sporti Jashtë listës...

Jashtë listës, Sergio Ramos: Botërori një ëndërr e madhe, por pasionin tim s’e ndërron askush

81
0

Surpriza negative më e bujshme e listave të Botërorit, është lënia jashtë e Sergio Ramos-it nga Spanja. Mbrojtësi që aktivizohet me Paris SG sezonin e kaluar vuajti shumë nga dëmtimet, ndërsa këtë vit është parë në formë dhe ka marrë shumë minuta. 36-vjeçari ka reaguar për këtë vendim, ku thotë se Botërori është ëndërr e madhe, por që pasionin e tij nuk e ndërron askush.

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë, për shkak të lëndimeve dhe përshtatjes me një klub të ri dhe një qytet tjetër. Punova me trup dhe shpirt për t’u rikuperuar dhe për t’u ndjerë sërish si vetvetja, i udhëhequr nga qëllimet dhe ëndrrat që njeriu gjithmonë i vendos vetes. Për fat të mirë, mund të them se këtë sezon ndihem sërish si vetvetja dhe shijoj futbollin, klubin tim dhe një qytet të madh si Parisi.

Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që duhej të përmbushte. Do të ishte i pesti, por fatkeqësisht do të më duhet ta shikoj nga shtëpia.

Është e vështirë, por çdo ditë dielli lind përsëri. Absolutisht asgjë nuk do të ndryshojë tek unë. As mentaliteti, as pasioni im, as këmbëngulja, as mundi dhe përkushtimi i 24 orëve duke menduar për futbollin. Kjo është ndjenja ime dhe doja ta ndaja me ju. Faleminderit të gjithëve për dashurinë, ka shumë sfida dhe synime për të përmbushur. Shihemi së shpejti. Unë uroj të jeni mirë. Ecim Spanja”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0