Home KRYESORE Jeff Bezos kr...

Jeff Bezos kryen një udhëtim në hapësirë

18
0

Nga VOA-

Biznesmeni amerikan Jeff Bezos bëri një udhëtim në hapësirë me një kapsulë, duke u nisur nga një zonë e largët në shkretëtirën e Teksasit, duke u bërë miliarderi i dytë këtë muaj që financon vetë një udhëtim në hapësirë.

Themeluesi 57-vjeçar i gjigantit të tregtisë elektronike Amazon dhe tre miq të tij ishin në bordin e raketës New Shepard të ndërtuar nga kompania e tij Blue Origin, të cilën ai e themeloi në vitin 2000 me qëllimin për të krijuar koloni të përhershme hapësinore ku njerëzit do të jetojnë dhe punojnë.

New Shepard, që e merr emrin nga Alan Shepard, astronauti i parë i Amerikës, udhëtoi me tre herë shpejtësinë e zërit para se kapsula të ndahej nga raketa dhe të navigonte mbi Tokë për disa minuta, duke lejuar që Bezos dhe tre shokët e tij të ekuipazhit të përjetonin mungesën e peshës. Kapsula plotësisht e automatizuar pastaj hyri përsëri në atmosferë dhe bëri një ulje me parashutë pranë vendit të lëshimit, ndërsa raketa bëri një ulje vertikale të automatizuar disa kilometra larg.

Bezos ishte bashkë me vëllain e tij, Mark, astronauten 82-vjeçare Mary Wallace Funk dhe astronautin 18-vjeçar Oliver Daemen, duke i bërë ata personat më të vjetër dhe më të rinj që fluturojnë në hapësirë.

Bezos, një entuziast i zjarrtë i hapësirës që kur ndoqi misionin Apollo në rininë e tij, po shkon në hapësirë në 52 vjetorin e uljes historike të Apollo 11 në Hënë.

Gjatë një interviste televizive të hënën, Bezos këmbënguli se qëllimi i tij nuk kishte të bënte me konkurrencën ndaj Bransonit, por “për të ndërtuar një rruge në hapësirë në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund të bëjnë gjëra të pabesueshme”.

Misioni i parë i drejtuar nga Blue Origin vjen pas 15 fluturimeve provë të kapsulës New Shepard. Bob Smith, zyrtari ekzekutiv i kompanisë, thotë se dy misione të tjera me pasagjerë në bordin e kapsulës New Shepard janë planifikuar deri në fund të këtij viti nëse fluturimi i së martës është i suksesshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit