Home Aktualitet “Jo Beogradin...

“Jo Beogradin, as Prishtinën”, Spahiu: Ja pse Bill Klinton zgjodhi të vizitojë Tiranën

42
0

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se vizita e Bill Klinton në Tiranë më 4 korrik vjen si pasojë e balancës që ka ruajtur Shqipëria në krizat rajonale. Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se Tirana është kryeqyteti më i vlerësuar për aleatët.

“Ajo çfarë është e veçantë në gjithë vizitën e Klinton është që shfaqet për herë të parë pas një krize në çështjen shqiptare dhe krizë që lidhet me sovranitetin e veriut të Kosovës, shfaqet njeriu që në Kosovë njihet si Ismail Qemali i shqiptarëve, por për pavarësinë e shtetit të dytë të shqiptarëve të Kosovës, Klinton shkon në Tiranë në mënyrë specifike për të dhënë mesazh për Kosovën.

Kush kupton nga politika e bën analizën vet, pse zgjedh Tiranën për të sjellë mesazhe për Kosovën, pse nuk zgjedh Beogradin dhe pse nuk zgjedh Prishtinën, por zgjedh pikërisht Tiranën. Pse nuk shkon në Kosovë këtë radhë dhe pse nuk shkon direkt në Prishtinë për të dhënë këtë mesazh. Unë nuk dua ta errësoj vizitën e Bill Klinton, por ta ndriçoj sa më shumë dhe sigurisht ta mbivlerësoj sepse meriton të mbivlerësohet”,–tha Spahiu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit