Home Aktualitet Jo celularë n...

Jo celularë në shkolla, akademiku Fuga: Universiteti po zëvendëson shkollën e mesme

33
0

Akademiku Artan Fuga gjykon se Universitetet po zëvendësojnë shkollën e mesme. Për të “viktimë” në këtë mes mbeten nxënësit. Ai thekson se programet e shkollave universitare, bëhen ato gjëra që duhen bërë në shkollë të mesme.

“Një qeveri që mendon për mandatin e 2 apo 3 vjetëve që do të vijnë, nuk ka kohë të mendojë për periudha afatgjate, ky është gabimi i politikanëve që nuk kanë vizionin të mendojnë për 50 vite apo për një shekull, por për një muaj apo disa muaj. Sot ndalohet të vijë nxënësi me telefon.

Nxënësit jashtë shkollës i kemi të rrethuar nga teknologjia. Hidhet ideja se nxënësit nuk lexojnë dhe për këtë fajin e ka telefoni. Pse në Evropë popullsia lexon jashtëzakonisht shumë edhe telefonat nuk ndalohen.

Në vendin tonë mungojnë biblioteka publike që të jenë të lehtë për t’u marrë. Dhe po ashtu tekstet e shkollës së mesme nuk kanë copa leximi. Kultura e leximit është e vrarë nga shkolla. Ka libra që janë tekstet, por nuk i referohen romaneve konkrete”, tha Fuga në “News24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit