Home ShowBiz Jo më “...

Jo më “Sekret”, dalin votimet për Ronela Hajatin në Eurovision. Vetëm një juri profesionale dha pikë

1102
0

58 pikë në total mori kënga “Sekret” e Ronela Hajatit. Edhe pse më e klikuara dhe e komentuara në Eurovision, Shqipëria nuk u bë pjesë e finales në madhe, ku Ukraina u shpall fituese.

I vetmi vend që e vlerësoi maksimalisht me 12 pikë, ishte Greqia, si vota e jurisë profesionale dhe nga publiku. Kurse juritë e shteteve që ishin pjesë e natës së parë të Eurosongut, nuk i dhanë asnjë pikë.

Ronela Hajati është renditur në vendin e 12 nga 17 konkurrentë në natën e parë të Eurovision, duke mos arritur të dalë në finale.

Tabela më poshtë, ku vetëm juria e Greqisë ka dhënë pikët, 12 që janë edhe pikët maksimale.

Tabela më poshtë, votat e publikut ku publiku nga Greqia na ka dhënë 12 pikë, Zvicra 8 pikë, Italia 8 pikë, Sllovania 6 pikë, Franca 5 pikë, Armenia 2 pikë, Kroacia 2 pikë, Austria 2 pikë dhe një pikë Bullgaria.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit