Home Sporti Jo vetëm Sass...

Jo vetëm Sassuolo, një tjetër skuadër futet në garë për Bajramin

82
0

Nedim Bajrami po kalon një sezon shumë pozitiv në Seria A me Empolin. Futbollisti i Kombëtares sonë ndiqet nga disa skuadra që duan ta rrëmbejnë që në merkaton e janarit.

Cagliari është ekipi i fundit që i shtohet listës së të interesuarve për shërbimet e fantazistit shqiptar. Empoli më së paku kërkon 10 milionë euro për të negociuar mundësitë e largimit, ndërkohë që Sassuolo ishte skuadra e fundit që ka kërkuar informacione për të.

Në 17 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Bajrami ka shënuar 4 gola dhe dhuruar katër asiste për shokët e skuadrës, duke u kthyer në një element të rëndësishëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit