Home POLITIKE Jugu i shtren...

Jugu i shtrenjtë për pushime, Rama: Kush vë çmime jashtë logjike i paguan vetë

228
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi në Bypass-in e Vlorës, ka folur për çmimet e larta në zonat bregdetare gjatë këtij sezoni veror, duke thënë se do të analizohet çdo gjë në fund.

Paralajmërimi i tij është që nëse vendosen çmime jashtë logjike, do të paguajnë vetë dëmet dhe asgjë nuk do e marrë përsipër shteti. Rama theksoi se Shqipëria është konkurrent i fortë për bukuritë natyrore, por nuk duhet të jetë faktor për të abuzuar me çmimet.

”Nëse ka problem me çmimet e larta, është për tu analizuar në fund. Nëse dikush vendos çmim jashtë logjike dhe nuk i vjen njeri, ky është një dëm që vetes së vet, do ia paguajë vetë, nuk do presë që t’ia paguajë shteti. Nëse në fund do të ketë këtë konstatim do kuptohet që për të qenë konkurrues në një rajon ku konkurrenca nuk është lojë e thjeshtë, duhet menduar mirë para se të vihen çmimet.

Po qe kështu, ky sezon do bëhet mësim i madh për sezonin tjetër. Mësojnë vendet që rriten dhe maturohen e janë shumë më të vjetër se ne në këtë lojë. Ndodhemi në mes të konkurrentëve të fortë të mesdheut. Këtu nuk mund të mendojmë që meqë u hap nami i Shqipërisë për të ardhur si një vend, për tu zbuluar me të gjitha magjitë e veta, hajde se po u biem me top çmimeve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit