Home Sporti Juventus i fr...

Juventus i frikshëm në merkato, gati të prenotojë Kessie për në verë

58
0

Juventus ishte mbretëresha e merkatos së janarit në Seria A, por rrezikon që e njëjta gjë të ndodhë edhe në verë. Pas Vlahovic dhe Zakaria, skuadra bardhezi synon të vijojë revolucionin edhe në verë.

Trajneri Allegri u ka bërë të ditur drejtuesve se vetëm Locatelli është i pashitshëm në repartin e mesfushës, ndërkohë që ende nuk është vendosur për fatin e McKennie, që ka dhënë sinjale pozitive deri më tani.

Synimi i radhës në këtë repart problematik është Franck Kessie. Mesfushori i Milanit shihet si një shans i artë, duke marrë në konsisderatë faktin që i skadon kontrata në qershor.

Juventus është gati që t’i ofrojë 8 milionë euro në sezon, nga 5 që i ka propozuar Milani për rinovimin. Allegri po merr futbollistët që ka pasur nevojë për të ndërtuar një mesfushë të fortë si në kohën e Pirlos, Pogba, Vidal dhe Marchision. /R.Lika-Koha Jonw/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit