Home Sporti Juventus nuk ...

Juventus nuk ndalet në merkato, bën gati dhe një transferim në mesfushë

133
0

Jo vetëm Dusan Vlahovic. Në ditët e fundit të merkatos së dimrit, Juventusi mund të bëjë një tjetër lëvizje në merkato. Trajneri Allegri ka kërkuar përforcime në mesfushë, teksa emri më i përfolur është Nahitan Nandez nga Cagliari.

Uruguaiani pritet që të marrë vendin e Ramsey, i cili me shumë mundësi do të largohet në ditët në vijim. Një nga tri mesfushorët mund të sakrifikohen në janar për të financuar blerjen e Dusan Vlahovic. Bëhet fjalë për Arthur, Bentancur dhe Ramsey.

Agjentët e lojtarit, në të kaluarën ishin shumë pranë Interit me të cilin nuk u gjet një marrëveshje ekonomike, u takuan me klubin bardhezi për të gjetur një akord. Cagliari mund të pranojë dhe huazimin e tij me të drejt blerje. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit