Home Sporti Juventus ofro...

Juventus ofron 50 mln euro për yllin e Fiorentinës, por vjollcët kërkojnë 70

50
0

Dusan Vlahovic është objektivi kryesor i Juventusit në merkato. Gazzetta Dello Sport raporton në numrin e sotëm se bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 50 milionë euro që në janar për serbin. Fiorentina nga ana tjetër dëshiron që ta shesë jashtë Italisë bomberin e saj, që ka kontratë deri më 30 qershor 2023.

Juventusi nga ana tjetër nuk e ka bërë kot këtë lëvizje, pasi e di dëshirën e Vlahovic për të qëndruar në Serie A. Fiorentina kërkon 70 milion euro për kartonin e sulmuesit, i cili nuk do të rinovojë kontratën me klubin vjollcë.

Për të ka interesim të madh edhe nga Premier League, me Tottenhamin që qëndron në krye të ekipeve që kanë gati një ofertë konkrete, që mund të jetë më e mirë se e klubit torinez.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0