Home Sporti Juventus para...

Juventus paralajmëron rënien në Serinë B, ja vendimi për abonimet sezonale

185
0

Juventus i ka shpëtuar të paktën për momentin pezullimit me 15 pikë në këtë sezon të Serisë A, megjithatë rreziku për një dënim edhe më të rëndë mbetet ende i pranishëm te bardhezinjtë.

Kjo pasi drejtuesit më të lartë të klubit, Andrea Angelli, Fabio Paratici dhe Federico Cherubini u lanë sërish fajtorë për manipulim të bilanceve financiare, të cilat kanë ndikuar edhe në ecurinë sportive të klubit.

Bardhezinjtë kanë njoftuar tifozët mbi rrezikun e zbritjes në Serinë B, por edhe përjashtimit nga Kupat Europiane, duke qenë se edhe UEFA po heton tashmë dosjen e torinezëve.

Në një email të dërguar drejt abonentëve premium të stadiumit “Allianz”, drejtuesit e Juves u kanë lënë afat për të konfirmuar rinovimin e abonimit deri më datën 19 maj, duke paguar 85% të vlerës totale të tij.

Megjithatë në email sqarohet se ekziston rreziku i rënies në Serinë B apo përjashtimit nga Europa. Kështu në rast rënieje, tifozëve u është premtuar një rimbursim në vlerën 30% të parave që do të paguajnë për konfirmimin e abonimit dhe pjesa prej 15% do të paguhet vetëm nëse skuadra luan në një kompeticion europian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit