Home Sporti Juventus rigj...

Juventus rigjen fitoren ndaj Lecces së Ramadanit, vendos goli i polakut Milik (VIDEO)

51
0

Juventus rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A pas disfatës ndaj Sassuolos. Bardhezinjtë triumfuan 1-0 në shtëpi ndaj Lecces, një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni.

Nuk ishte aspak e thjeshtë për ekipin torinez që do të kalonte në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Arkadiusz Milik shfrytëzoi një pasim në zonë, duke devijuar topin në rrjetë. Më pas skuadra torineze administroi rezultatin.

Në fushë titullar ishte edhe Ylber Ramadani, i cili hasi disi vështirësi duke u ndëshkuar dhe me karton të verdhë. Juventus me këtë fitore shkon në kuotën e 1 pikëve në vendin e dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit