Home Euro 2020 Ka shansin pë...

Ka shansin për të eliminuar Portugalinë, Deschamps: Nuk kemi motivim shtesë!

10
0

Franca ka siguruar një biletë për në fazën tjetër, por kjo nuk do të thotë se në sfidën e fundit do ta ketë thjeshtë një shëtitje ndaj Portugalisë. Trajneri i “gjelave” në konferencën për shtyp ka folur për këtë duel dhe mundësinë për të eliminuar një rivalë të fortë.

“Nuk ka asnjë motivim shtesë për mundësinë që të eliminohet Portugalia. Synimi jonë është që të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm në mënyrë që në fazën tjetër të kemi një kundërshtar më të lehtë. Fakti që jemi kualifikuar në 16 skuadrat më të mira sigurisht që na qetëson, por kjo nuk do të ndikojë aspak në objektivin që kemi.

Formacioni? Bëra një ndryshim nga ndeshja e parë në të dytën, ndoshta mund të bëj më shumë në të tretën, por edhe kundërshtari jonë mund të bëjë të njëjtën gjë.

Roli i Griezmann? Ai është në gjendje që të luajë në çdo pozicion në sulm, si në qendër, ashtu edhe në krahë. Duhet të mendoj në një kuptim më të përgjithshëm, në mënyrë që skuadra të ketë sa më shumë balanca në fushën e lojës”, deklaroi strategu i kampionëve të Botës. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit