Home Aktualitet “Kam pasur nj...

“Kam pasur një konflikt të vjetër, më goditi i pari”, flet i riu pas vrasjes së 55 vjeçarit në Vlorë

43
0

Autori i  dyshuar i vrasjes së 55-vjeçarit A. Meshau, R. Mete është marrë në pyetje nga poliçia.

Mësohet se 33-vjeçari ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë Armando Meshau.

Por sipas tij, debati mes tyre degradoi nga sharjet në përplasje fizike.

Me Armandon u takova rastësisht në internet kafe. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësua tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa.

Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë dhe kam shkuar ta takoja i kërkoja lekët që më kishte premtuar”, mësohet të këtë thënë 33 vjeçari para policisë.

Po ashtu ai ka pretenduar se viktima 55-vjeçar e kishte ofenduar dhe goditur i pari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Vlorë ku pas një përplasje fizike mes dy personave ka humbur jetën 55-vjeçari, A. Meshau.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit