Home Aktualitet Kamëz/ Plagos...

Kamëz/ Plagosi shokun e lagjes dhe ia mbathi, policia në ndjekje të të miturit

50
0

Policia e Shtetit, thotë se 18-vjeçari Armir Hasa ka plagosur pasditen e sotme shokun e lagjes së tij në Kamëz. Ky i fundit, 16-vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se i mituri, ka marrë një plumb në pjesën e pulpës në këmbë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal, ndërsa policia po sheh kamerat e sigurisë në zonë e po ashtu po hetohet arma që adoleshenti ka përdorur.

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë, dhe pas këqyrjes së kamerave do të zbardhet dhe itinerari që ka ndjekur autori i plagosjes. Në këtë mënyrë, do të zbulohet dhe vendodhja e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit