Home Aktualitet Kampionati Bo...

Kampionati Botëror i Karatesë, Kosova fiton vendin e tretë – Frymëzim Majlinda Klemendi

51
0

Në Kampionatin Botëror të karatesë, Kosova fitoi vendin e tretë në botë në kategorinë e vajzave, medalje kjo e para në historinë e Kosovës në nivel ekipesh. Karateistet Fortesa Orana, Vlora Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gërvalla, i siguruan Kosovës këtë medalje historike.
“E kam pritur këtë rezultat për shkak se punoj shumë vite për këtë rezultat dhe gjithmonë kam qenë afër rezultatit të madh, por ka qenë një befasi e madhe në Kumite Team që e kemi fituar. Shorti ka qenë shumë i vështirë, nuk është që kemi pasur fat në short edhe me e tejkaluar dhe me ardhur deri këtu ku jemi por secila luftë ka qenë luftë e finales, secili shtet ka qenë shumë i fuqishëm”, u shpreh karateistja Fortesa Orana.

Frymëzim për vajzat e karatesë ishte xhudistja Majlinda Kelmendi e cila ka hapur rrugën sipas tyre që duhet të ndiqet nga të gjithë sportistët tjerë.
“Medalja sukses historik, por duam edhe më shumë nga vetja. Synimi im është Kampionati Evropian për senior të marr në medalje, ta thyej akullin tim në gara individuale sepse në ekipore tashmë e thyem”, u shpreh karateistja Vlera Qeimi.

“Vetëbesimi ende më i madh është shtuar shkaku që e dimë që nuk kemi shumë përkrahje, ndonjëherë kemi pasur raste kur nuk kemi pasur motivim shumë ta madh shkaku i mos-fitimit në gara, përkrahjeve e shumë gjërave të tjera, por me këtë medalje që e kemi korrur na ka dhënë shumë motiv edhe besoj që edhe në kategoritë individuale do të fitojmë në të ardhmen. Synimet janë për evropiane dhe botërore të tjera”, u shpreh karateistja Hatixhe Zejnullahu.

Ndryshe nga vajzat, në kategorinë e meshkujve, Kosova zuri vetëm vendin e nëntë në botë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit