Home Aktualitet Kandidati Boç...

Kandidati Boçi hedh poshtë zërat: S’ka përçarje të PD-së në Elbasan, demokratët janë të bashkuar

100
0

Ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, thotë se demokratët e Elbasanit janë të bashkuar. Ai është edhe kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, ku edhe pohon se ekzistenca e mendimeve ndryshe në një parti janë proces politike që ndodhin dhe e forcojnë një forcë politike.

“Elbasani në bazën e tij, prej kohësh e ka arritur atë bashkimin, fuzionin e mendimeve të ndryshme brenda Partisë Demokratike. Këtë gjë, unë e kam evidentuar dhe shprehur në shumë raste.

Nivelet e debatit në pjesën e hierarkisë së Partisë Demokratike, ndoshta kanë ato pasojat e tyre në peceptim të përgjithshëm, por jo në Elbasan. Në Elbasan kemi një përbashkim, qoftë edhe të reklamuar, qoftë të heshtur, qoftë në takime me grupe të caktuara, qoftë edhe në takime individuale.

Ka qenë një lloj investimi politik i imi, pa e ditur dhe pa pasur në objektiv kandidimin tim për kryetar bashkie. Në perceptimin tim politik, dialogu brenda një force politike është krejt i nevojshëm, i domosdoshëm dhe natyrale. Sikurse është natyrale, edhe ekzistenca e mendimeve ndryshe në një parti, janë proces politike që ndodhin dhe e forcojnë një forcë politike. Nuk ka përçarje, ka mendime ndryshe”,-tha në ”Abc News”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit