Home KRYESORE Kaos në Parla...

Kaos në Parlament, deputetët e opozitës grumbullojnë karriget para foltores, tymuese dhe rrëmujë e madhe live

66
0

Deputetët e opozitës kanë krijuar kaos e rrëmujë në sallën e Parlamentit duke grumbulluar karriget para foltores. Deputeti i PD, Salianji ka ndezur tymçe në foltorin e Kuvendit.

Ndërkohë deputetë e PS kanë mbetur pa karriget e tyre në sallë. Situata ishte e acaruar. Kryetarja e Kuvendit vazhdoi me miratimin e ligjeve edhe pse rremuja është e tmerrshme për parlament.

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia në përpjekje për të marrë karrigen e tij, ai është përplasur fizikisht me deputetët e opozitës.

Kjo ka sjellë replika të forta mes palëve. Në debat është përfshirë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, Qefalia, por dhe Toni Gogu.

Pjesë nga debati:

Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.

Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?

Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat.

Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!

Pamjet janë transmetuar nga Sali Berisha në rrjetet sociale. Garda e Republikës ka hyrë e gjitha në sallën ku janë deputetët e gatshme të ndajë sherrin fizik mes deputetëve.

Opozita mbetet e vendosur të mos lejojë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit. Vendi duket se po hyn në një krizë të fortë politike. E gjithë kjo përplasje në parlament ka mundësi që me pas të kalojë me popull te sheshi para kryeministrisë.

Rama dhe Berisha po bëjnë përleshjen e fundit kokë me kokë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit