Home Aktualitet Kapet në Rina...

Kapet në Rinas i kërkuari për vrasje në Holandë

102
0

Një 22-vjeçari i kërkuar për vrasje nga autoritetet holandeze është arrestuar nga policia kufitare në Rinas ndërsa hynte në Shqipëri nga Belgjika.

Policia bën me dije se është vënë në pranga me qëllim ekstradimi M. A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Tashmë kanë nisur procedurat me palën holandeze për ekstradimin e M.A. drejt Holandës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit