Home Aktualitet Karaburuni en...

Karaburuni ende “nën pushtetin e flakëve”, ushtria zbret në terren

21
0

Vijojnë zjarret në ditën e shtatë, zona e Karaburunit edhe këtë të hënë është nën flakë.

Edhe pse është punuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore apo dhe helikopteri me ujë ditën e djeshme situata vijon të jetë po ajo. Ditën e sotme janë nisur në drejtim të malit të Karaburunit 30 forca të ushtrisë nga reparti i Poshnjës në Berat, ndërkohë dhe 10 punonjës se ADZM.

Një shqetësim ngelet dhe era e cila i favorizon flakët. Ditën e djeshme u bë e mundur neutralizimi i zjarrit afër banesave te fshatit Dukat i Ri, ndërkohë që sot në lartësinë e malit të Karaburunit ku flakët janë prezente është e pamundur të ndërhyhet nga terreni ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Ndërkohë situata në rrethine Vlorës, vijon të jetë zjarri mbi fshatin Tragjas i cili është aktiv por që nuk rrezikon banesa vetëm shkurre dhe pemë. Po ashtu dhe në fshatin Kuç sipërfaqe të mëdha me shkurre vijojnë të digjen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit