Home Aktualitet “Kasaphanë” n...

“Kasaphanë” në Lucë me 6 viktima, mediat greke: U ekzekutuan me 25 plumba

22
0

Masakra me 6 viktima që mediat greke shkruajnë se janë shqiptarë, ka tronditur vendin fqinj këtë të hënë. Media ”Protothema.gr” raporton se autorët kanë përdorur 25 plumba për të ekzekutuar viktimat.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemisa, ku persona të panjohur kanë hedhur me gaz një makinë në të cilën ndodheshin gjashtë persona.

Pesë prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti me targa gjermane, ndërsa njëri u gjet jashtë tij. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i automjetit, i cili ka tentuar të hidhet në momentin e të shtënave, por nuk ia ka dalë dot. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh me autorët të cilët janë arratisur, sipas informacioneve, me një automjet të zi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit