Home Sporti Kastrioti sht...

Kastrioti shtang Partizanin, Egnatia shkatërron me Pedron Vllazninë (VIDEO)

89
0

Kastrioti i falet sërish sulmuesit Kaina për të marrë fitoren e radhës në Kamzë. Skuadra e Emiliano Çelës mposhti 1-0 Partizanin, dhe tani numëron katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit shtëpiake.  “Demat” kishin një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në minutën e 57-të. Arbitri Alla akordoi penallti pasi pa pamjet në VAR, duke e cilësuar të parregullt ndërhyrjen e Hussein ndaj Stenio Junior.

Sherif Kallaku mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe e dërgoi topin jashtë. Kastrioti mori zemër dhe dhjetë minuta përpara fundit gjeti golin e avantazhit. Kaina shfrytëzoi një krosim të Hasanit, fitoi duelin ajror me mbrojtësit kundërshtare dhe nisi festën krutane. Vendasit menaxhuan mirë avantazhin dhe morën tre pikë të rëndësishmepër objektivin mbijetesë. Kastrioti mban vendin e 6-të me 28 pikë, ndërkohë që Partizani mbetet e pesta me 35 pikë.

Pedro Augusto merr i vetëm një fitore 3-0 ndaj Vllaznisë, duke i dhuruar Egnatias një super fitore në ndeshjen kundër shkodranëve. Goli i parë erdhi në minutën e 30-të me Pedron që realizoi një gol që u ripa me VAR. Heric u ndëshkua me kartoni e dytë të verdhë te Vllaznia duke lënë ekipin me një lojtar më pak. Në minutën e 79-të  Pedro dyfishoi rezultatin ndërkohë që tri minuta nga fundi vulosi suksesin.

Pas ndeshjes së javës së 26-të Vllaznia qëndron në vend të katërt të Abissnet Superiore me 39 pikë, ndërkohë që Egnatia mban vendin e 8-të me 27 pikë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit