Home Bota Katër preside...

Katër presidentë nga Europa mbërrijnë në Kiev, mungon kreu i shtetit gjerman (FOTO)

111
0

Në Ukrainë çdo ditë ka vizita nga zyrtarë të lartë nga shtetet e Europës. Presidenti i Polonisë, Lituanisë, Letonisë, dhe Estonisë udhëtuan drejt Kievit të mërkurën për tu takuar me presidentin Volodymyr Zelensky, vizitë kjo e cilësuar si një shenjë e madhe mbështetje teksa trupat ruse tani thuhet se po planifikojnë një sulm të ashpër në lindje të Ukrainës.

Të 4 ata i bashkohen kështu një numri në rritje të politikanëve europianë që vizitojnë Ukrainën që kur u pushtua nga rusët. Presidenti i Lituanisë, postoi një foto nga treni me liderët e tjerë, duke thënë se vizita e tyre ka si qëllim midis të tjerash përçimin e mesazhit të mbështetjes së Kievit ushtarakisht dhe politikisht.

Presidenti gjerman kishte planifikuar të merrte pjesë në vizitë, por Kievi zyrtar e bëri të qartë se ai nuk është i mirëpritur. Media gjermane ”Bild”, raportoi se Zelensky kishte refuzuar vizitën e tij për shkak të lidhje të ngushta të Steninmer me Rusinë vitet e fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit