Home Aktualitet Kavajë/ U tak...

Kavajë/ U takuan për t’u sqaruar, pistë e hetimit edhe e kaluara e viktimave në Itali

246
0

Qyteti i Kavajës mbrëmjen e së mërkurës u trondit nga një ngjarje e rëndë, që rrezikoi edhe jetën e qytetarëve. Dy 43-vjeçarët që vranë njëri-tjetrin në Kavajë, Armand Gosa dhe Altin Rexha kohët e fundit kishin vazhdimisht konflikte verbale dhe debatonin sa herë që përballeshin me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e së mërkurës ata u takuan në një lokal te vendi i quajtur Kthesa e Valutës.

Ata fillimisht kanë debatuar në ambientet e brendshme të lokalit dhe më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë. Në sherr e sipër, Gosa qëlloi me thikë Rexhën, i cili ishte bashkë me djalin e tij të mitur. Rexha i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë. Të dy nuk mundën që t’u mbijetonin plagëve të marra duke humbur jetën.

Fakti që të dy viktimat kishin shkuar për t’u sqaruar me njëri-tjetrin me thikë dhe armë me vete shton dyshimet për hetuesit se mes tyre mund të ketë patur edhe ndonjë konflikt tjetër. 43-vjeçari Gosa rezulton me precedent penal pasi para disa vitesh ka plagosur një person ndërsa nga banorët e zonës njihet si një person problematik.

Viktima tjetër Altin Rexha ishte me orgjinë nga Kukësi dhe prej kohësh jetonte në qytetin e Kavajës. Të dy viktimat kanë jetuar në Itali dhe hetuesit po hetojnë edhe të kaluarën e tyre në shtetin fqinj për të parë nëse kanë patur aty ndonjë konflikt mes tyre. Policia i ka shtuar dyshimet edhe për faktin se të dy 43-vjeçarët e kishin ndërruar emrin në Gjendje Civile.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit