Home Aktualitet Kë*cënon Alib...

Kë*cënon Alibeaj: Po nuk pranuan 3 kërkesat tona, PS nuk i ka votat tona për Zgjedhoren

243
0

Bashkëkryetari i komisionit te Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj nga PD-ja e Bashës ”kërcënon” se nuk do të japin votat per draftin nese nuk miratohen propozimet e bëra nga PD. Në një intervistë për ”ABC News”, ai tha se nuk janë vetëm 3 propozime për zgjedhoren por një paketë e plotë nga PD.

“Nuk janë 3 propozime, janë më shumë se sa 3 propozime. Janë jo vetëm listat e hapura, Shqipëria një zonë, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e Diasporës, por kemi edhe drafte të tjera të depozituara 1 vit e gjysmë më parë për garancinë e procesit. Ndalimet që duhet të ketë qeveria për të mos përdorur administratën, për të mos përdorur paratë e buxhetit të shtetit, për të mos bërë punësime, për të mos përdorur elementë të tjerë të krimit.

Është një paketë e plotë. Ne votën tonë e japim pikërisht për këto sugjerime. Nëse nga përfaqësues, më së pari të opozitës, anëtarë të komisionit të reformës zgjedhore, do të ketë propozime, që përforcojnë këto çështje, jam i hapur që t’i diskutojmë, plotësojmë dhe ne si opozitë të shkojmë me platformë të përbashkët.

Parlamenti nuk është as i deputetëve të mazhorancës, as i opozitës. Është i shqiptarëve. Është vendi ku duhet t’u flitet shqiptarëve. Ky është parlament, ndryshe është fushë betejë që nuk ka lidhje me parlamentin. Fuqia e fjalës dhe vota janë dy elementët që kemi ne”, theksoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit