Home Aktualitet Këlliçi akuzo...

Këlliçi akuzon Veliajn për blerje të votave: E ftoj në debat publik, ta zgjedhë vetë vendin dhe orën

38
0

Kandidati i kolicionti “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, ka prezantuar planin e tijpara mbështetësve. I bindur për fitoren më 14 maj, Këlliçi ka ftuar rivalin tij socialist, Erion Veliajn në një debat publik.

“Gjej rastin sërisht këtu nga platforma e Demokristianëve, t’i shtrij dorën për një ftesë Erjon Veliajt për të ardhur në një debat publik, për të ardhur këtu, për të ardhur ku të dojë ai. Për ta zgjedhur ai vendin, orën, median platformën, pyetjet, çështjet, për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, duke vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”.

Para aleatit të tij, Nard Ndoka, Këlliçi akuzoi Veliajn për blerje të votave. “Erjon Veliaj po i kërkon me lista, me nga dhjetë punonjës të gjithë drejtorëve të tij në Bashkinë e Tiranës për të mbajtur vendin e punës. Po kur të shkoni te kutia e votimit, jeni vetëm ju dhe zoti, askush tjetër! Mos e shisni shpirtin për 50 mijë lekë apo për vendin e punës, mendoni 4 vitet e ardhshme, mendoni të ardhmen e këtij qyteti. Ndëshkoini me votë ata që tallen me ju, ndëshkoini me votë ata që ju vjedhin çdo ditë, e nëse Belindi nuk mban premtimet pas 14 Majit, ndëshkoni dhe Belind Këlliçin me votë, padiskutim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit