Home Aktualitet Këlliçi: Alib...

Këlliçi: Alibeaj të fliste për tenderin fiktiv që denoncova, jo të më përjashtonte

81
0

“Në vend që Enkelejd Alibeaj të më përjashtonte nga grupi parlamentar demokrat të kishte folur për tenderin korruptiv dhe kriminal të kryebashkiakut Veliaj për rrugën Xhon Belushi”, thotë kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Po ashtu ai thotë se dje depozitoi kallëzim në SPAK për tenderin korruptiv dhe fiktiv që sipas tij po ndodh në rrugën ”Xhon Belushi”.

“Unë nuk arrij ta kuptoj që në vend që Alibeaj të fliste për këtë tender ku është e faktuar që bashkia e Tiranës po kryente një tender me punonjësit e Bashkisë, ndërkohë që punimet duhet ti bënte kompania private pasi të shpallej fituesi. Kur unë bëra denoncimin nuk kishim asnjë njoftim për kompaninë fituese. 

Brenda afatit ligjor ne duhet të kishim për rrugën Xhon Belushi kompaninë fituese ndërkohë që aty është punuar nga punonjësit e Bashkisë unë e quaj kriminale, unë e quaj krim zgjedhor, krim elektoral. Dje depozitova kallëzim në SPAK për këtë tender korruptiv dhe fiktiv në rrugën Xhon Belushi. Nuk është normale që në vend që të përjashtonte Belindin, të thoshte një fjalë për Veliajn që po vidhte taksat e qytetarëve të Tiranës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit