Home ShowBiz Këngëtarja Du...

Këngëtarja Dua Lipa, artistja më e dëgjuar në “Spotify”

33
0

Dua Lipa po korr një sukses të madh në botë. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka bërë me dije se është renditur në vendin e dytë si artistja më e dëgjuar në botë në Spotify dhe në vendin e parë përsa i përket kategorisë femër. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet e lumtur për këtë arritje.

Kujtojmë që Dua u vlerësua pak ditë më parë si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë në vend të dytë Ed Sheeran që ka kryesuar listën për disa vite. “Jam tepër krenare që isha artistja më e dëgjuar në radio, TV dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Doja kaq shumë që “Future Nostalgia” të sillte lumturi gjatë një kohe kaq të vështirë.“, u shpreh Dua.

Ndërsa po shijon ende suksesin e Future Nostalgia, Dua ka konfirmuar se po punon për albumin e ri. Pak javë më parë, Dua publikoi dhe projektin më të ri me titull “Love Again”. /abcnews.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit