Home Aktualitet ”Kërcën...

”Kërcënimet s’më ndalin”, Kamberi: Shqiptarët në Serbi diskriminohen

60
0

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb, Shaip Kamberi është kërcënuar nga nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste, Snezhana Paunoviç, gjatë një debati të zhvilluar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Për ”Euronews Albania”, Kamberi thotë se nuk do të ndalet në detyrën për të mbrojtur të drejtat e një popullsie të diskriminuar siç janë shqiptarët, pavarësish kërcënimit për arrestimin e tij apo kërcënimeve të tjera që mund të vijnë.

”Unë jam i zgjedhur nga votat e pavarura të shqiptarëve që çdo ditë po pakësohen për shkak të diskriminimit shtetëror. E kam ditur shumë mirë se çfarë reagimi do të sillte deklarata ime, por kjo s’do të thotë që një kërcënim do ta ndalë punën time. Tentativa për frikësim dhe kërcënime do të ketë, por kjo s’do ta ndalë punën time për të përfaqësuar një popullatë të diskriminuar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit