Home Rajoni Kërcënimi i m...

Kërcënimi i ministrit serb, Haradinaj: Kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë në Ballkan

24
0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ministri serb i Mbrojtjes. Ramush Haradinaj shprehet se Serbia po vijon të kërcënojë vendet e rajonit duke luajtur rolin e të fuqishmit. Ai shton se përdorimi i një gjuhe të tillë solli tragjedi në Ballkan, plagët e së cilës nuk janë mbyllur ende.

Deklarata e Haradinajt vjen pasi miinistri i Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

”Serbia po flet me gjuhën e të fuqishmit dhe po kërcënon vendet e rajonit që e kanë njohur Kosovën, dhe po paralajmëron edhe vendet e tjera që do ta njohin Kosovën. Kjo gjuhë i takon të kaluarës dhe kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë, plagët e të cilave ende i vuajnë popujt e Ballkanit. Vendet e lira, në vendimet e tyre të bazuara në interesin e tyre nacional, e kanë njohur Kosovën“, shkroi ai në një postim në Facebook.

Po ashtu, Haradinaj i bën apel Serbisë që t’i kthehet gjuhës së arsyes duke shtuar se Kosova do ta vijojë rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit