Home Aktualitet Kërcënohet ga...

Kërcënohet gazetari investigues Artan Hoxha. Publikoi shkresën e bashkisë së Tiranës për inceneratorin e kryeqytetit

1837
0

Gazetari investigues Artan Hoxha shkruan së është kërcënuar nga zyrtarë dhe mafia e plehrave në Tiranë.

Ja postimi i gazetarit:

Nga Artan Hoxha-

Me firmë dhe me vulë…

Ose me firmë të thatë dhe me vulë të njomë…

E kuptoj pse e keni humbur gjakftohtësinë!

Nuk e keni me mua, e keni me inceneratorin (atë të madhin e Tiranës)!

Nuk ma falët atë që thashë para dy javësh!

E varët vath në vesh dhe në rastin me te pare, me niset mesazhin e koduar, tipik mafioz, “ose  hesht, ose do të shkatërrojme”….

Ç’a t’thotë vëllai, nuk u bëj dot derman…

Nuk figuroj në borderotë tuaja (që në fakt janë paratë e taksave të qytetarëve më të varfër të Europës).

Nuk figuroj as në përfituesit e projekteve tuaja, as në përfituesit e honorareve tuaja.

Nuk jam në listën e “ndereve apo detyrimeve” tuaja.

Nuk jam në listë-pagesën e marketingut tuaj, sepse nuk kam as media, as portal, as gazetë apo revistë.

Dhe nuk e kam hapur një të tillë, ashtu si dhjetëra dhe qindra kolegë të mi, vetëm e vetëm që të mos detyrohem të trokas në derën tuaj.

Jam thjesht një taksapagues i rregullt i qytetit ku jetoj prej 25 vitesh. Paguaj çdo detyrim si çdo qytetar i Tiranës, edhe pse vazhdoj të jetoj me qira.

Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë në listë-pagesën e borderosë tuaj, sepse është borderoja më e madhe kriminale se çdo organizatë kriminale në këtë vend.

Dhe ashtu si mbyllet shkresa, me numër protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndërtimin e inceneratorit 128 milionë euro të Tiranës:

“Ju faleminderit për mirëkuptimin”…/Artan Hoxha/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit