Home Aktualitet Kërcënoi një ...

Kërcënoi një person për t’i marrë pasurinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

18
0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, ndaj të cilit ishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapi shtetasin E. Q., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë, e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.”– njofton policia.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit