Home Sporti Kessie bën “v...

Kessie bën “valixhet gati”, largohet nga Barcelona këtë verë

126
0

Aventura e Franck Kessie te Barcelona ka zgjatur vetëm një sezon dhe pa shkëlqim. Mesfushori ka pranuar më në fund që të largohet nga klubi blaugrana, pas një bisede kokë më kokë me teknikun Xavi Hernández, ku ky i fundit i ka shpjeguar pse klubi ka vendosur që ta largojë.

Kessie ka pranuar vendimin e klubit, ndonëse objektivi i tij ka qenë gjithmonë që të tregojë vlerat e tij në Barcelonë.

Tashmë Barcelona kërkon një blerës për mesfushorin dhe shpreson që të përfitojë të paktën 35 milionë euro nga shitja e lojtarit, që erdhi një vit më parë me parametër zero nga Milani.

Deri tani nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, por duket e vështirë të largohet për një shifër të tillë pas një sezoni të dobët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit