Home Aktualitet ”KFOR-i...

”KFOR-i garanton sigurinë”, Scholz pret kreun e NATO-s dhe flasin edhe për situatën në Kosovë

85
0

Situata mes Kosovës dhe Serbisë u fol edhe nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Berlin bisedoi me shefin e qeverisë Olaf Scholz, për situatën e krijuar mes të dyja shteteve, përveç temave të tjera.

”Kemi diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit tonë të Kombeve të Bashkuara është i palëkundur. Forcat tona, KFOR-i, do të vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë çdo hap të mëtejshëm përshkallëzues dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian”,-tha Stoltenberg.

Në samitin e Komunitetit Politik Europian, të mbajtur në Moldavi, kancelari Scholz u angazhua personalisht bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron, për të gjetur një zgjidhje për krizën në veriun e Kosovës. Ata bënë bashkë në një takim presidentët Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç dhe pas negociatave dolën me një plan me 3 pika ku përfshihej mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, pjesëmarrja e serbëve lokalë dhe qetësimi i situatës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit