Home Aktualitet “Kjo Ve...

“Kjo Verë ndryshe, tjetra pa pandemi” E thotë Pipero… Edhe në Whatsapp e tij kanë rënë thirrjet

8
0

”Nuk janë Verat njësoj.” Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është optimist. Do të jetë një verë shumë më e qetë sa i takon pandemisë së koronavirusit.

“Këtë vit kemi një pjesë të madhe të qytetarëve që e kanë kaluar covid dhe një numër të madh të vaksinuar. Na bën të jemi optimist për një verë të qetë dhe me raste sporadike dhe më pak raste të sëmura.”

Do të jetë një verë tjetër, dhe këtë do e provojë dhe në thirrjet në celular të cilat janë shumë herë më pak se verën e kaluar.

Prej dy tre javësh telefoni im ka 1- 2 thirrje të të sëmurëve, që kërkojnë konsulencë në distancë  Pjesa më e madhe kërkojnë konsulencë për vaksinën”  thotë Pipero për Ora News.

Rezultati i vaksinave ka qenë shumë i mirë, megjithatë Pipero këshillon ata që kanë bërë vaksinën të bëjnë një test serologjik, së paku dy 2- 3 javë pas dozës së dytë.

Por kujdes, vera e qetë nuk do të thotë që ne nuk duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj higjienës personale.

Duhet të jemi të qartë se beteja me virusin ende nuk është fituar. Ka variante të reja të virusit që kemi rreth e qark” 

Kur do themi fituam luftën?

Në intervistën për gazetaren e Ora News, Anxhela Celibashi Pipero thotë se ky virus I ka shumë të pakta mundësitë për të qenë me ne më shumë se vera që vjen. Pandemitë e këtij lliji shkojnë 2.5 – 3 vjet jo më shumë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit