Home Aktualitet Klodiana Lala...

Klodiana Lala te emisioni i Ylli Rakipit: Gjobëvënia ndaj biznesmenëve vazhdon dhe po rritet frikshëm

508
0

Klodiana Lala thotë se fenomeni i gjobëvënies ndaj bizneseve në Shqipëri vijon dhe se biznesmenët janë shumë të frikësuar, ndaj nuk denoncojnë te autoritetet.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se tashmë kriminelët nuk kërkojnë vetëm para cash, por edhe aksione në kompani.

“Gjobëvënia nuk ka ndaluar asnjëherë. Problemi më i madh është që biznesmenët e mëdhenj nuk denoncojnë. Di raste që kanë ndërmjetësuar mes tyre. Rasti i Shullazit ka nisur hetimi mbi bazën e një denoncimi që ka bërë Artan Hoxha në Opinion.

Ata nuk shkojnë të denoncojnë. Ose shantazhohen ose u shkatërrohet biznesi.

Para dy vjetësh kishte një sulm me armë në një resort. U shkatërrua komplet fasada e resortit. Dyshohej se kishte të bëntë me gjobëvënie.

Nuk po kërkojnë më para cash, sepse nuk i fusin më në ekonomi. Po kërkojnë aksione”, tha ndër të tjera Lala.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit