Home Aktualitet Kokalari: PD ...

Kokalari: PD u themelua nga burra si Berisha dhe Hajdari, po shkatërrohet nga Basha e Bardhi

130
0

E pranishme në takimin e Sali Berishës me demokratët në Fushë-Krujë, aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, ”nga Foltorja” u shpreh se PD u themelua nga burra si Berisha dhe Azem Hajdari, dhe se po shkatërrohet nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi.

Po ashtu ajo ndau edhe një deklaratë që sipas saj e ka thënë nënkryetarja dhe deputetja e PD-së, Grida Duma ”që në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet”.

”Në 11 dhjetor do të shkarkojmë Lulzim Bashën. Dua të fokusohem te ngjarjet e djeshme, individë të Kryesisë kanë thënë gjëra shqetësuese.

Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S’e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë.

Nëse ajo mendon se do t’ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit