Home Aktualitet Kolapsi nga V...

Kolapsi nga Vetting-u, kërkohet ndërhyrje urgjente në prokurori e gjykata

5
0

Sita që hoqi prokurorë dhe gjykatës nga sistemi i drejtësisë, ka bërë që shumë pozicione në gjykata e prokurori të mbeten bosh, duke rrezikuar kolaps të drejtësisë. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, flet për një nivel të shkarkimit në organet e Vetting-ut në rreth 70%” dhe pranon se kjo është shifër dramatike.

“Rezultatet e procesit të Vetting-ut kanë qenë të tilla që, nga njëra mund t’i quash të suksesshme sepse kanë arritur të identifikojnë mungesën e integritetit dhe të profesionalizmit në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pikërisht për çfarë u krijua sistemi i Vetting-ut. Por nga ana tjetër, rezultati është i papritur. Numri total i prokurorëve në sistemin tonë të Prokurorisë do të duhet të ishte 341.

Sot kemi në detyrë vetëm 238. Pjesa më e madhe e këtyre që mbeten në sistem janë ende të pavetuar. Situata në gjyqësor është akoma më e vështirë, sidomos në Apelin e gjykatave, situata është vërtet dramatike. Nga 137 që do të duhet të ishin, sot atje shërbejnë 35, një pjesë janë ende në proces Vetting-u.

Në rast se sistemi mbetet në rënie të lirë, nëse nuk merren masa, mund të shkojmë drejt kolapsit. Situata është e tillë, që niveli i prurjeve në sistemin e drejtësisë, që vijnë nga shkolla e magjistraturës, nuk është i tillë që të mund të zëvendësojë nivelin e humbjeve të shkaktuara nga Vetting-u.

Nga pikëpamja numerike dhe nga pikëpamja profesionale. Edhe në një situatë ideale, po të ishin numrat për të zëvendësuar ata që janë shkarkuar, përsëri zëvendësimi nuk do të ishte i plotë, pasi rendimenti i një magjistrati, prokurori, që sapo e ka marrë detyrën, nuk mund të jetë i krahasueshëm me atë të një magjistrati që ka punuar për vite”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit