Home ShowBiz Koleksioni Pu...

Koleksioni Puma dhe Dua Lipa ka një emër shqiptar

135
0

Vjeshtën e kaluar, Dua Lipa u emërua ambasadore e markës Puma, ndërsa së fundmi ajo po hedh një tjetër hap, koleksionin e parë në bashkëpunim me Puma-n.

Veshjet do të vijnë në formën e një koleksioni kapsulë të frymëzuar nga veshjet dhe këpucët e viteve ’90. Një koleksion i tilllë është në thelb një mori veshjesh që përcjellin vizionin e dizajnerit ose personit që i krijon dhe i kapërcen të gjitha stinët dhe është funksional kurdo. Ai mban emrin FLUTUR dhe kombinon logon e Puma-s dhe fluturën.

“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura. Ato përfaqësojnë shumë, transformimin, shpresën dhe metamorfozën. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplote për mua”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit