Home Aktualitet Kombëtarja ni...

Kombëtarja nis stërvitjet, ndryshimet e fundit dhe situata me dëmtimet

68
0

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot një seancë stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për dy sfidat e fundit të Nations League, ndaj Izraelit dhe Islandës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy mesfushorët Keidi Bare dhe Endri Çekiçi nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet zyrtare për shkaqe dëmtimesh. Dy lojtarët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor dhe pas testeve mjekësore është dalë në konkluzion se e kanë të pamundur të rikuperohen në kohë nga dëmtimet e pësuara.

Në këto kushte, tekniku Reja ka vendosur të ftojë në Kombëtare dy mesfushorët që ishin në listën e pritjes, Enis Çokaj dhe Arbnor Muçolli, të cilët janë bashkuar me ekipin në grumbullim. Ndërkaq, probleme muskulore ka shfaqur edhe sulmuesi Myrto Uzuni, i cili i është nënshtruar testeve të vazhdueshme me stafin mjekësor kuqezi dhe nevojiten dy ose tre ditë për të parë kohët e rikuperimit dhe për të parë nëse do të jetë i gatshëm në kohë për dy sfidat.

Me kuqezinjtë është bashkuar që të hënën sulmuesi i Kombëtares U-21, Eljon Toçi, i cili mund të qëndrojë me ekipin edhe për dy sfidat zyrtare nëse Uzuni nuk do t’ia dalë të tejkalojë problemet fizike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit