Home Aktualitet Komisioni i R...

Komisioni i Rithemelimit të PD, përzgjedh 4 kandidatura në Lushnje për zgjedhjet e 6 marsit

115
0

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Klevis Balliu informon se për bashkinë e Lushnjes ky komision ka 4 kandidatura. Ende nuk dihet sesi mbështetësit e Sali Berishës do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, pasi Gjykata njeh Lulzim Bashën si kryetar dhe PD-në e drejtuar prej tij.

”Sot dega e PD në Lushnje ka shpallur emrat e katër kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret për tu përzgjedhur si kandidat i demokratëve për Bashkinë Lushnje në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kandidatët janë; Arben Zajmi, Elton Bano, Eurion Iljazi, Indrit Qerimi. I uroj suksese kandidatëve të demokratëve në këtë garë historike brenda familjes tonë.

Të gjithë demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre me votë dhe jo ne zarfa në datën 30 Janar. Asgjë nuk do ta ndalojë fitoren e demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit përballë regjimit Rama- Brava”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit