Home Aktualitet Komisioni i R...

Komisioni i Rithemelimit: Yuri Kim po ndërhyn në zgjedhjet e 6 marsit, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën

62
0

Komisioni i Rithemelimit i PD-së, e ka konsideruar deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim si ndërhyrje në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke shkelur sipas tyre ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Për ta ambasadorja Kim përmes një deklarate të tillë, defacto i ka bërë thirrje zgjedhësve se për cilin kandidat duhet të votojnë.

“Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, denoncon deklarata të tilla politike nga përfaqësues të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni I konsideron ato si ndërhyrje të palejueshme, të papranueshme, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europës”, citohet nga deklarata.

Po ashtu Komisioni i Rithemelimit thekson se shqiptarët hedhin poshtë luftën me lobingje korruptive dhe pa fakte kundër korrupsionit si një praktikë që ndihmon korrupsionin.

“Komisioni i kërkon Ambasadores Yuri Kim tërheqjen e kësaj deklarate e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, për respektimin e të cilit, partitë politike në Shqipëri, janë të angazhuara”, citohet më tej.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit