Home Aktualitet Komuna ose ba...

Komuna ose bashki rurale? Tabaku shpjegon idenë: Të zgjedhurit sa më afër banorëve

67
0

Në vend janë 61 bashki, por PD-ja kërkon që harta të ndryshojë sërish duke u bazuar në disa kritere. Propozimi i demokratëve që rikthen konceptin e Komunave mund të çojë në zgjerim të njësive vendore. Nënkryetarja demokrate Jorida Tabaku, nuk vendos vija të kuqe për kufijtë se ku dhe si duhet të përcaktohen njësite e reja vendore.

”Nuk ka pse të jenë të gjithë Bashki qendër qyteti, por dhe Bashki rurale të cilat do kenë mundësinë e ketij koncepti: të zgjedhurit lokal më afër. Ne kërkojmë që të korrigjohen gabimet e përfaqësimit që solli reforma e 2015. Kjo mund të sjell shtim numrit të bashkive, sigurisht këtë do ia lëmë ekspertëve që kanë filluar punë në PD, por njëkohësisht edhe ekspertëve që do të këshillojnë komisionin parlamentar kur ti hapet rruga”,-thotë për ”Top Channel”.

Në pritje të ngritjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale në selinë blu është ngritur një grup pune me deputetë dhe ekspertë të fushës, të cilët po skicojnë kompetencat e reja që duhet të ketë pushteti vendor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit