Home Aktualitet Konservatizmi...

Konservatizmi i ”Foltores” mes mitit dhe shakasë

93
0

Nga: Alban Daci

Foltorja, sikur për të dashur të për të bërë një ndarje nga e kaluara e protagonistëve të saj, kërkon të gjej mishërim iluzionar tek konservatorizmi amerikan, kërkon të shkëputet nga termi vetëm “Demokratike”, sikur për të thënë se demokrat është vetëm Basha, por ne jemi më shumë! Për të kundërshtuar PD e drejtuar nga Basha, tani këta të foltores po duan të thonë, se nuk janë vetëm demokrat, por janë edhe konservator!

Të jesh konservator, para së gjithash do të thotë se nuk është vetëm zgjedhje politike, por është një ndjesi shpirtërore dhe një vokacion kukturor. “Kush nuk mendon se qëllimi i ekzistencës nuk realizohet menjëherë, në moment, në vetë ekzistencën e tij, është konservator”, shkruante Arthur Moeller Van den Bruck.

Konervatori e din se jeta nuk është e mjaftueshme të krijoj atë që propozon shpirti, forca vendimmarrëse, vullneti për të qenë njeresor”. Njëriu kalon, por qëndrojnë gjurmët e veprimtarisë së tij. Nga ky këndvështrim mund të thuhet që kosvervatori posedon kuptimin e historisë, në diferencë të progresistit që e mohon, ose të racionarit që limitohet ta kundërshtoj në emër të kaluarës, me moton e kundërshtisë së ideve dhe ngjarjeve që modifikojnë të pranismen.

Pa hyrë në analizë të thellë të koservatorizmit, ku ndër më të njohur si filoz i kohëve tona është Roger Scruton me manifestin e tij “Të jesh konservator”, imagjinoni që vetëm paragrafin e më sipërm ta lexonin e të tentonin ta interpretonin disa të foltores që kanë dashur 20 vjet në përpjekje për të mbaruar studimet dhe në fund nuk ja kanë dalur dot, ose nëse do të duhej ta shtjellonte këtë filozofi, ndonjë shqiptare-amerikane e pa punë.

PD dhe po ashtu PS në këto 30 vite kanë prodhuar aksion politike e qeverisje e zero kanë zhvilluar filozofi politike e kjo ka ndodhur për shkak se ka pasur dhe ka pak studiues të mirëfilltë politik apo filozof në Shqipëri. Po ashtu, për fat të keq shumica e militantëve janë të ngazelluar për thirrje e mbështetje të liderit, sesa për të njohur filozofinë politike që ai përfaqëson.

Nuk kemi pasur ndonjë lider shqiptar që bashkë me zhvillimin e aksioneve politike të ketë zhvilluar apo shtjelluar një linjë të mendimit të tij politik! Prandaj, kur dëgjoj disa analfabet funksional të foltores teksa golin për kosveratorizmin, nuk e di nëse dua ta konsideroj mit apo ta marr thjeshtë si shaka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit