Home Bota Koreja e Veri...

Koreja e Veriut nuk bën pas, teston sërish një raketë balistike

35
0

Në një kohë që Rusia po flet me gjuhën e armëve bërthamore, ushtria e Koresë së Jugut bën me dije se Peniani testoi një tjetër raketë balistike e cila u lëshua në drejtim të detit të Japonisë.

Ky testim vjen disa ditë pasi luftanijet amerikane mbërritën në rajon për të zhvilluar një stërvitje ushtarake me forcat koreano-jugore, një veprim që Kim Jong un e cilëson si provokim.

Autoritetet në Seul shprehen se kishin të dhëna se fqinjët veriorë po përgatiteshin të lëshonin një raketë balistike nga një nëndetëse, provë të cilën e kishin bërë më parë dhe në muajin maj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit